Bëri tifo për Serbinë, ish-kryeministri shqiptar sqaron për herë të parë deklaratën virale

0
252
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri shqiptar Dritan Abazoviç tregoi publikisht mbështetjen për ekipin e Serbisë, pak para ndeshjes me Anglinë.

Duke marrë shkas nga kjo deklaratë e tij, i gjithë rrjeti bëri që të shpërthente në komente negative ndaj Abazoviç. Mirëpo, sot në një prononcim për EuroNews Albania, ish-kryeministri i Malit të Zi tha se mbështet të gjitha skuadrat e rajonit, duke përfshirë edhe skuadrën serbe.

“Unë kam ardhur në Dortmund për të parë Shqipërinë. Gjithashtu e kam shfrytëzuar rastin duke qenë se kemi mbërritur në Gjermani, shkuam dhe në ndeshjen mes Serbisë dhe Anglisë. Në të ardhmen do jemi dhe në ndeshjen mes Kroacisë dhe Italisë. Ashtu sikurse kam ardhur të mbështet Shqipërinë, duke qenë se mbështet një politikë paqësore, kam simpati edhe për skuadra të tjera të rajonit. Këtë moment vetëm Serbia dhe Kroacia janë këtu, por shpresoj në një kampionat tjetër do të jetë Mali i Zi, Bosnja apo Kosova. Ai është qëllimi i asaj deklarate”, tha Abazoviç.

Po ashtu Abazoviç theksoi se në intervistën e plotë për televizionin serb ka thënë se ka shkuar në Gjermani për të mbështetur Shqipërinë, ndërsa pjesa e bërë virale i përket vetëm ndeshjes Angli-Serbi.

“Për televizionin shtetëror të Serbisë kam thënë se kam ardhur të mbështes Shqipërinë, por gjithashtu kundër Anglisë kam tifozllëk më të fortë ndaj Serbisë. I uroj sukses dhe ekipeve të tjera në këtë kompeticion”, tha ai.

Zjarr Tv Ad