Berisha akuza të forta ndaj Yuri Kim: Shkonte çdo javë në SPAK dhe u kërkonte të më arrestonin, por ata nuk gjetën prova

0
111
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri Sali Berisha hodhi akuza ndaj ambasadores amerikane në vendin tonë, Yuri Kim,duke thënë se u ka kërkuar prokurorëve të SPAK arrestimin e tij.

“Guverantorja shkonte çdo javë në SPAK dhe u thoshte: pse nuk e arrestoni? Ata do e bënin me kënaqësinë më të madhe, por s’kishin prova”.

Nuk ka korrupsion me fjalë, ata kanë shyrtuar tre vite qindra vendime dhe kanë gjetur zero fakte, pse? Sepse unë kam zbatuar ligjin. Aty mbyllen çështje monstruoze, drejtësia sot është organizata më e kapur e këtij vendi”, tha Berisha në Zonë e Lirë.

Lideri i PD u shpreh se gjatë ushtrimit të detyrave që ka pasur, ka zbatuar gjithnjë ligjin dhe se nuk është i përfshirë në akte korruptive

Zjarr Tv Ad