Berisha e “përjashtoi” nga PD, reagon menjëherë Alibeaj

0
562
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në një bashkëbisedim të zhvilluar pak më parë me qytetarët, ish-kryeministri Sali Berisha, i pyetur për një rikthim të mundshëm të Lulzim Bashës dhe Enkelejd Alibeajt, tha se këto dy persona nuk kanë vend në PD,.

Në një reagim në Facebook, Alibeaj u shpreh se “humbësi i madh i zgjedhjeve të 14 majit, paska gjetur armiq të rinj”.

Ai u shpreh se Berisha është arsyeja e vërtetë e përçarjes së opozitës, ndërsa ka shtuar se bashkëpunimi me PL ishte ajo që shkaktoi refuzimin e madh më 14 maj.

“Humbësi i madh i zgjedhjeve të 14 majit paska gjetur sot armiq të rinj, duke publikuar dhe listën e të përjashtuarve të radhës. I zhytur në disfatën që i solli demokratëve dhe opozitës, sindroma e komunizmit i rikthehet si përherë kur humb duke shpallur grupe armiqësore. Shqiptarët e kanë të qartë se shkaku i përçarjes së opozitës është Sali Berisha, sikundër aleanca e tij me Ilir Metën ka prodhuar këshilltarë të LSI me votat e demokratëve në çdo këshill bashkiak. Bashkëpunimi i Sali Berishës dhe Ilir Metës në kurriz të demokratëve dhe shqiptarëve është një nga arsyet pse pati refuzim masiv në 14 maj dhe që e mban në këmbë regjimin e Edi Ramës”, ka shkruar ai.

Zjarr Tv Ad