Berisha jep lajmin e madh për Demokratët dhe gjithë Shqipërinë: Ne do fitojmë!

0
450
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i PD, Sali Berisha ka paralajmëruar një axhendë të re protestash që siç u shpreh ai në një dalje për mediat do të bashkërendohen me primaret. “Ne do të fitojmë”, tha Berisha.

“Jam para jush për të shprehur falënderimet , mirënjohjen për ata qindra mijëra, burra e gra nga Tirana , por edhe nga të katër anët e Shqipërisë që me praninë e tyre në protestën më madhështore që Tirana ka njohur në gjithë historinë e saj, firmosën aktin e kthesës së madhe të popullit opozitar, inauguruan fillimin e një beteje e cila nuk ndalet më deri në përmbysjen e sistemit monist.

Derisa sa shqiptarët të votojnë të lirë njësoj si qytetarët europianë, derisa shqiptarët të mos villen nga një qeveri që nuk ka ligj dhe as moral. Deri sa shqiptarët të mos varfërohen dhe mjerohen nga muaji në muaji dhe të mos mbetet popull i gomoneve sic i ka shndërruar Edi Rama. Protesta e 12 nëntorit ishte në Zenitin e protestave krahasuar me numrin e popullatës e protestave në botë.

Ajo dridhi themelet e një monizmi që bazohet në vjedhjen e votës, fondeve publike, të pasurive publike nga Edi Rama. Bazohet në frikën shantazhin drogën dhe krimin. ishte masazhi më i shkëlqyer që qytetarët u dërguan shqiptarëve kudo që janë. Ata u dërguan atyre mesazhin e shpresës të besimit e fitores. Protestuesit u dërguan kancelarive të Europës dhe botës se krahas një narkoshteti të instaluar në vend”, tha ai.

Zjarr Tv Ad