Berisha “lumë” akuzash ndaj Ramës në Kuvend: Je kryesori te inceneratorët, këndon “Ciao Bella” se ia hodhe SKAP-it.

0
25
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri Sali Berisha ka lëshuar një sërë akuzash të rënda ndaj kryeministrit Edi Rama, gjatë seancës parlamentare këtë mbrëmje.

Berisha e ka akuzuar Ramën si personin kryesor në skemën e vjedhjes së 420 milionë eurove me inceneratorët.

Seanca maratonë e Kuvendit të Shqipërisë, pritet të vijojë edhe gjatë ditës së nesërme.

“Të akuzosh njeri për vjedhje është gjë e rëndë, por e vërteta është se në aferën 420 milionëshe, njeriu i parë, kryesor ka emrin Edi Rama. Pse ? Ua thotë këtë një ish-kryeministër. Një ish kryeministër, nëse do të funksionojë në interesin tuaj më të mirë, e ka të thjeshtë, zbaton ligjin, nuk bën gjë tjetër veç se zbaton ligjin. Çfarë ka bërë zoti Rama në aferën e inceneratorëve pasi ministri i Mjedisit ka dërguar shkresë për të kërkuar zyrtarisht autorizim, drejtori Edmond Ahmeti i kthen përgjigje të prerë që kjo formë nuk ekziston në ligj. I dërgohet shkresa e dytë, Ahmeti kthen të njëjtën përgjigje. Pavarësisht nga ky veprim, firmos për kontratën me negociatë të mbyllur. Një kryeministër kurrë nuk mund ta bënte këtë nëse nuk do e kishte kompaninë e tij. Ai këndon Ciao Bella Ciao, se ia hodhëm SKAPIT. Implikimi i Olsi Ramës është ortakëri, implikimi me Olta Xhaçkën, këto janë realitete”, deklaroi Berisha.

Zjarr Tv Ad