Berisha mbërrin në SPAK, tregon se çfarë do të dëshmojë para prokurorëve

0
42
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbërritur në SPAK, ku do të dëshmojë për herë të parë për akuzat për privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”. Ai shoqërohet nga avokati i tij Genc Gjokutaj.

Para SPAK ai është pritur me brohorima nga mbështetësit e tij, të cilët së bashku me një grup demokratësh, po ndodhen sot para Prokurorisë së Posaçme.

Berisha u shpreh për gazetarët se sot ndodhet në SPAK për të denoncuar Edi Ramën.

“Beteja me botën e krimit vazhdon. Opozita do të fitojë. Jam sot këtu për të përfaqësuar ju, përfaqësuar shqiptarët, përfaqësuar pluralizmin, Partinë Demokratike! Jam këtu për të denoncuar Edi Ramën dhe grupin e organizuar kriminal në këtë ndërtesë, që angazhohet në betejë kundër pluralizmit.Ne do fitojmë, fitore, fitore, fitore!”, u shpreh Berisha.

Berisha ndodhet në arrest shtëpie. SPAK e akuzon ish-kryeministrin për “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendor”, kryer në bashkëpunim me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezin.

SPAK pretendon se Berisha, në cilësinë e tij si Kryeministër, ka favorizuar procedurat e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani” dhe përfitues i drejtpërdrejtë ka qenë Malltezi.

Zjarr Tv Ad