Kryetari i PD, Sali Berisha ka vizituar ditën e sotme familjen e cila humbi dy pjesëtarë të saj nga rrjedha e vërshimeve në Malësinë e Madhe.
Së bashku me kryebashkiakun Bardh Spahia ndodheshin për ngushëllim në familjen Rushaj.
Berisha: Duhet të ishte bërë më shumë dhe do bëhet më shumë sepse çdo vendi këtij qarku dhe gjithë Shqipërisë është i bukur, është i mbarë por kërkon disa investime.
Pjetër Rushaj dhe djali i tij i mitur J.Rushaj, humbën jetën ditën e djeshme pasi makina e tyre u mor nga rrjedha e fortë e “Përroit të Thatë” në Bogë.
Përroi në fjalë për shkak të përmbytjeve dhe shirave të dendur ka shtuar rrjedhën e për pasojë ka marrë para makinën me të cilën udhëtonte familja Rushaj.
Në këtë makinë ndodheshin Pjetër Rushaj, Jason Rushaj dhe vajza e familjes. Makina është marrë nga uji ndërsa e vetmja që mundi të shpëtonte ishte vajza.