Berisha ngre alarmin pas marrëveshjes serbo-ruse në Nju Jork: Kërcënim i ri për Ballkanin Perëndimor. Rama punon me përkushtim për destabilizimin e rajonit

0
19
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish kryeministri Sali Berisha e ka quajtur një kërcënim të ri për Ballkanin Perëndimor marrëveshjen e fundit të nënshkruar në Nju Jork, në ambientet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara mes Serbisë dhe Rusisë.

Marrëveshja mësohet se është nënshkruar për “konsultime” të ndërsjella mbi çështjet e politikës së jashtme mes ministrit të Jashtëm të Serbisë, Nikola Selakoviç dhe ministrit të Jashtëm rus, Sergey Lavrov.

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha thekson se nënshkrimi i marrëveshjes “dëshmon qarte dhe perfundimisht se Serbia po sillet si Rusi e vogel dhe presidenti i saj Vuçiç eshte nje Putin i vogel ne Rajonin tone”.

REAGIMI I PLOTE I BERISHES:

Marreveshja Serbo- Ruse ne New York, nje kercenim i ri per Ballkanin Perendimor!

Te dashur miq, ministri i jashtem i Putin, Sergei Lavrov pasi deshtoi ne udhetimin e tij drejt Beogradit ne fillim te qershorit te ketij viti, vizite ne te cilen, siç deklaroi vete, do te shprehte mbeshtetjen per Ballkanin e Hapur, u takua dy dite me pare ne Seline e OKB dhe firmosi me ministrin e jashtem te Serbise, Nikolla Selakoviç, Marreveshjen per Bashkepunimin ne Politiken e Jashtme midis Moskes dhe Beogradit.

Kjo marreveshje deshmon qarte dhe perfundimisht se Serbia po sillet si Rusi e vogel dhe presidenti i saj Vuçiç eshte nje Putin i vogel ne Rajonin tone.

Marreveshja e Beogradit me Mosken pas agresionit rus ne zemer te Europes ndaj nje vendi te lire, Ukraines, fakton se sa iluzive jane perpjekjet per te shkeputur Putinin e vogel te Serbise nga Putini i Madh i Rusise.

Duke denuar me force kete si nje kercenim per paqen ne rajonin tone, shtoj se marreveshja per bashkepunim ne politiken e jashtme midis Moskes dhe Beogradit provon gjithshtu se Edi Rama, ky vasal i Vuçiçit me mbeshtetjen e Ballkanit te Hapur po punon me perkushtim per hegjemonine ruso – serbe dhe destabilizimin e rajonit dhe kunder interesave kombetare te shqiptareve. sb

Zjarr Tv Ad