Berisha nis “Foltoren” në Tropojë, Basha i përgjigjet me video në facebook: Ka një Parti Demokratike, ka një Kuvend, në 18 Dhjetor!

0
165
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri vetëm pak minuta më parë ka nisur Foltoren me qytetarët e Bajram Currit, ku është pritur nga qindra mbështetës dhe simpatizantë, por edhe deputetë e zyrtarë të lartë të PD-së.

Ndërkohë, teksa Berisha po flet para tropojanëve, kryedemokrati Lulzim Basha ka publikuar në rrjetet sociale një pjesë nga intervista e tij ditën e djeshme në Abc, ku shprehet se ka vetëm një Parti Demokratike dhe vetëm një Kuvend, ai i 18 Dhjetorit.

“Unë besoj se rruga që ka ndjekur nuk i ka dhënë produktin e dëshiruar. Për më shumë dhe për fat të keq, faktorë ekstrapolitikë që s’kanë lidhje me interesat e demokratëve, të krimit të organizuar, oligarkë, por edhe kundërshtari ynë politik, është investuar që diçka të nisur nga Sali Berisha për interesin e tij personal, ta shfrytëzojë për të përçarë Partinë Demokratike. Ka një Parti Demokratike, ka një Kuvend, në 18 Dhjetor”, shprehet Basha.

Zjarr Tv Ad