Blendi Fevziu: Opozita, pak shanse të vijë në pushtet. Ja pse Rama gati e “hoqi” fare Veliajn!

0
224
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari Blendi Fevziu ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku foli për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025.

Fevziu tha se opozita ka pak shanse t’i fitojë zgjedhjet, për shkak të disa gabimeve thelbësore që ka bërë, siç ishte lënia e mandateve dhe bojkoti i zgjedhjeve lokale në vitin 2019.

Fevziu u ndal edhe tek të deleguarit politikë të partive të mëdha, duke deklaruar se Rama shtoi Spiropalin dhe Manastirliun në Tiranë krah Veliajt, për shkak se nuk do që Veliaj të jetë imazhi i fushatës së Tiranës, pasi mund të ketë surpriza nga SPAK!

“Shanset që opozita të vijë në pushtet nuk më duken të mëdha. Nuk duhet ti gjejmë arsyet vetëm në vitin e fundit. Duhet të ndajmë faktin se sa normale bëhen zgjdhjet, përdorimi i parave, bizneseve, fuqia mediatike që ka qeveria. Më parë ka patur një balancë. Mazhoranca ka një peshë dhe fuqi që nuk e ka opozita.

Opozita ka bërë gabime fatale, që do të kenë kosto mbi dhjetë vjeçare, dalja nga parlamenti, lejimi i mazhorancës për të bërë ligjin zgjedhor si do, bojkoti i zgjedhjeve lokale. PD la bastionet dhe më pas i humbi edhe në 2023. E treta, kaosi i krijuar në opozitë pas përjashtimit të Berishës nga Basha, krijoi edhe një problem që nuk rikuperohet brenda ditës. Të jemi koshientë edhe me këtë.

Problemi kryesor, Rama nuk ka përkrahjen e më shumë se gjysmës së shqiptarëve. Numri i të pakënaqurve është më i madh por nuk votojnë për opozitën.

Nuk mendoj se ka supriza te të deleguarit. PS ka përfshirë tre kryetarë bashkie, Becin, Ervin Demon dhe Emirjana Sakon. Te Mazhoranca janë ministrat, njerëzit politikë.

Te PD janë njerëz që kanë qenë edhe më parë.

Ke Ramën dhe Berishën që përballen për herë të tretë me njëri tjetrin, të dy me ekipe të ngjashme. I vetmi ndryshim ishte përforcim i Tiranës, nuk ka dashur të nxjerrë Veliajn tërësisht jashtë dhe e ka markuar me Elisa Spiropalin dhe Ogerta Manastirliut. Rama nuk ka dashur që Veliaj të jetë imazh i Tiranës, për arsye të zhvillimeve që mund të ketë SPAK”, tha Fevziu.

Zjarr Tv Ad