Bllokohet qarkullimi në superstradën Kapshticë-Korçë

0
22
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Burime te siguruara thane se hetimi ka nisur mbi bazen e filmimeve te realizuara nga vet policia e Korçës. Protesta e nisur me kërkesa ekonomike si ulja e çmimit të karburantit e zhvilluar në fshatin Progër, paralizoi për afro 1 orë qarkullimin e të gjitha mjeteve në të dy drejtimet e superstradës. Pikërisht për këtë bllokim të rrugës  nacionale me pasoja në qarkullimin e mjeteve, policia ka nisur procedim penal për 10 protestues.

Ata janë evidentuar nga policia gjatë zhvillimit të protestës dhe akuzohen si nxitës e përgjegjës për bllokimin e qarkullimit në superstradën Kapshticë-Korçë. Protestë e ngjashme u organizua përseri edhe në hyrje të qytetit të Shkodrës. Megjithëse më të paktë në numër për shkak të reshjeve të shiut, ata ripërsëriten kërkesat për ulje të çmimeve.

Protesta të tilla të mbështetura nga Partia Demokratike ka patur disa nëpër rrethe të ndryshme ditët e kaluara. Kanë bllokuar rrugët kryesore dhe kanë paraqitur kërkesa të ndryshme ekonomike, por kryesisht uljen e çmimit të naftës dhe të taksave në përgjithësi.

Zjarr Tv Ad