Nga Edmond Spaho.
Për ty mirë është ekonomia, sepse me çmimet e larta ke marrë nga xhepat tanë deri tani nja 500 milionë euro me shumë të ardhura. Edhe vende të tjera kanë mbledhur më shumë të ardhura nga rritja e çmimeve, por ia kanë kthyer qytetarëve të tyre me paketa ndihme financiare.
Merr Greqinë që e kemi afër, 300-400 euro iu dha familjeve me të ardhura të ulëta, 600 euro për familje iu dha për kompensimin e çmimit të energjisë elektrike, 100 euro kompensim për rritjen e çmimit të karburantit dhe tani po ju jep ndihmë financiare për pushime.
Po ti moj “pëllumbeshë”, çfarë iu ke dhënë qytetarëve të tu dhe pensionistëve, të cilët janë për bukën e gojës?!
Çfarë ka ndryshuar që iu hoqe pensionistëve, 3000 lekët?! 6,7% ishte inflacioni në muajin prill, 7,5% është në muajin korrik: a janë më mirë apo më keq sot pensionistët, a ju kushton jeta më lirë apo me shtrenjtë?!
Bordet të shpëtuan ty dhe jo ne! Ne na e këputën deri atje ku nuk mban me miratimin tënd dhe të “sulltanit” të Surrelit. Je e paturp që del e na flet për të tilla “suksese” në vend që të ulësh kokën e të mos ndihesh.