Borrell i përgjigjet planit me pesë pika të Kurtit

0
83
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shefi i BE për Politikat e Jashtme, Josep Borrell i ka kërkuar qeverisë kosovarë që të tërheqë policinë nga ndërtesat komunale në Veri.

Ai i është përgjigjur letrës së kryeministrit Albin Kurti në lidhje me propozimin pesë pikësh për uljen e tensioneve në Veri të Kosovës, ku është shprehur se ndërkombëtarët janë të gatshëm të diskutojnë marrëveshjet e sigurisë së KFOR dhe EULEX në katër komunat, por vetëm pasi situata të de-përshkallëzohet.

“Pas de-përshkallëzimit, ne jemi të gatshëm të diskutojmë më në detaje marrëveshjet e sigurisë KFOR’it EULEX në katër komunat, të cilat ju i sugjeroni në pikën tre”, shkruhej në letrën e Borrell.

Diplomati europian ka thënë gjithashtu se Serbisë po i kërkohet që të tërheqë elementët radikalë në Veri.

“Paralelisht ne po kërkojmë nga Serbia që të mbështesë tërheqjen e elementeve radikalë nga këto zona”, shkruhej ndër të tjerash në letër.

Zjarr Tv Ad