Anëtar i Kryesisë së PD-së Eno Bozdo ka denoncuar OSHEE se në mënyrë arbitrare ka refuar kërkesat e kryefamiljarëve për të pasur matës më vehte të energjisë elektrike.
Postimi i plotë:
Prej 3 javësh tashmë, OSHEE refuzon kërkesat e kryefamiljarëve për të pasur matës më vehte të energjisë elektrike.
Bëhet fjalë për ato familje që jetojnë në banesa të përbashkëta dhe që për momentin kanë vetëm një matës. Deri më sot kjo nuk sillte asnjë ndryshim sa kohë çmimi energjisë ishte i njëtrajtshëm, pavarësisht konsumit.
Por tani që çmimi rritet mbi 4 herë mbi fashën 800 këh në muaj, është në të drejtën e familjeve të keni matës të veçantë për çdo familje. Sepse ndryshe do të paguajnë 4-fishin e asaj që u takon.
Pikërisht këtë të drejtë, prej 3 javësh, OSHEE po e refuzon në mënyrë arbritrare.
OSHEE e refuzon sepse kërkon të paguhet padrejtësisht, për të rritur arkëtimet.
Tipike për OSHEE, kompania më e korruptuar publike, të cilës ne sot i paguajmë jo pak por 50% të çmimit të energjisë.
Është absurde dhe e turpshme që përveç çmimit shumë të lartë, shqiptarët të paguajnë edhe hajdutërinë e rradhës.
Shqipëria është në rrezik, për sa kohë Rama dhe hajdutët e tij vazhdojnë e qeverisin në këtë mënyrë.
Të gjithë bashkë në12 Nëntor!