Bujar Spahiu i KMSH-së mesazh ngushëllimi: I lutem Zotit që shpirti i Bujar Nishanit të prehet në paqe! Ne i jemi mirënjohës

0
72
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, shkruan një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të ish-presidentit të Republikës. Bujar Nishani u nda nga jeta në Gjermani, ku prej më shumë se 20 ditësh kurohej për postcovid.

“I lutem Zotit që shpirti i tij të prehet në paqe”, shkruan Spahiu, ndërsa thotë se Komuniteti Mysliman i është mirënjohës Bujar Nishanit, për vlerësimet që i ka bërë si president “Medresës së Tiranës” dhe “Revistës Drita Islame”.

Mesazhi i Bujar Spahiut, kryetar i KMSH-së

Të Zotit jemi dhe te Ai është kthimi ynë!  Me hidhërim të thellë mësova lajmin për ndarjen nga jeta të Presidentit Bujar Nishani. I lutem Zotit që shpirti i tij të prehet në paqe!

Në emrin tim personal dhe të Komuniteti Mysliman të Shqipërisë i shpreh ngushëllimet e mia për bashkëshorten e Presidentit Nishani, fëmijët Ersi dhe Fiona dhe të afërmit e tij. Zoti u dhëntë durim të përballojnë humbjen e njeriut të tyre të dashur!

Ne i jemi mirënjohës Presidentit Nishani për vlerësimin që i ka bërë “Medresës së Tiranës” dhe “Revistës Drita Islame”.

Zjarr Tv Ad