Bushati: Buxheti i 2023, buxheti i harresës për Veriun. Të qeshim apo të qajmë që u anulua tenderi Milot-Balldren?! Do presim dhe 5 vite që…

0
57
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë Demokratike, Helidon Bushati deklaroi se buxheti i 2023 është buxheti i harresës për Veriun.

Nga foltorja e Kuvendit, Bushati theksoi se qytetarët nga veriu nuk dinë nëse të qajnë apo të qeshin që u anulua tenderi Milot-Balldren, duke shtuar se i duhet të presin dhe 5 vite për të ndërtuar këtë rrugë.

“Buxheti i 2023, buxheti i harresës për Veriun. Pse është i harresës? Sepse për 4 qarqe, Lezhës, Dibrës, Kukësit dhe Shkodrës, nga 340 mln euro fonde për investime, shkojnë vetëm 58.9 mln euro. Nëse i heqim kostot për rrugën e Arbrit, shkon vetëm 9.1%. Ja pra për investimet kjo qeveri për 4 qarqe i vlerëson as me 10 % të fondit. Më në fund ministrja e Infrastrukturës dha në Komision një lajm; Është anuluar tenderi për aksi Milot-Balldren. Ne veriorët, s’dimë nëse duhet të qeshim që mbaroi një aferë korruptive? Apo të qajmë që të presim dhe 5 vite të tjera me atë trafik që përballemi.

Ministrja tha se nuk është në prioritetet tona të persekutuarit. S’janë në prioritet ata që po vdesin dhe s’kanë marrë atë që meritojnë? S’po marrim as këstet e tyre? Kjo është e turpshme. I njëjti fond si vitet e mëparshme 8.5 mln. E turpshme. Nuk ka fjalë tjetër. Projekti Eden për qytetarët që se dinë janë 4 mln euro për një vepër arti që do e shijojnë kryeministri dhe ministrat e tij. I vetmi kryeministër në botë që bën një vepër të tillë për veten.”, tha Bushati.

Zjarr Tv Ad