Bushati: Katër pika ku Rama është rreshtuar pro Serbisë

0
95
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari dhe analisti Andi Bushati evidenton qëndrimet pro Serbisë të kryeministri Edi Rama përmes një reagimi në rrjetet sociale.

Bushati thotë se ka katër pika “ku Rama është rreshtuar pro Serbisë”.

Më tej, shpjegon:

1) Rama e kercenoi Albin Kurtin, ne 19 qershor, se po te vazhdonte te vepronte si deri atehere, KFOR-i do merrte nen kontroll veriun. Tani, nje dite pasi e tha i pari Vuçiçi, ai propozoi si zgjidhje, marrjen e kontrollit te veriut nga KFOR.

2) Rama qe i pari qe i vuri sanksione Kosoves duke anulluar mbledhjen mes qeverive te dy vendeve. Ndersa tani edhe pas ngjarjeve ne Banjske, ai deklaroi se do ti vazhdoje maredheniet bilaterale me regjimin e Vuçiçit, pavaresisht asaj qe ndodhi.

3) Rama nuk e ka ngritur kurre zerin ndaj presionit te perendimoreve kunder qeverise se Kosoves, nderkohe qe ai i jepte leksione perendimit, se nuk duhet ti beje presion Serbise, per ti vene sanksione Putinit.

4)Rama kembengul tek fiksimi i Beogradit per krijimin e nje asocacioni te komunave serbe, per te cilin thote se ka nje draft personal. Nga gjithe mareveshja e bazuar mbi planin Franko Gjerman, ai e ve theksin aty ku i intereson Vuçiçit, strategjia e te cilit eshte: dua asocacionin, por “e kam doren te lenduar” per te nenshkruar nenet qe sanksionojne njohjen ‘de facto’ te Kosoves.

Zjarr Tv Ad