Bushati: Rama të mos bëjë fushatë me Noizyn që glorifikon dhunën, jo të mbyllë Tik Tok!

0
69
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Andi Bushati, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për propozimin e Edi Ramës për një konsultim me prindërit, nëse duhet mbyllur aplikacioni Tik Tok.

Bushati tha se mjafton që Rama të mos bëjë fushatë me Noizyn, një person që glorifikon dhunë dhe do të jepte një shembull kundër dhunës, përpara se të merret me Tik Tok.

Analisti tha se mbyllja e një platforme sociale, nuk mund të rregullojë problemet që ka Shqipëria.

“Rama është një provincial, i një province në këtë botë globale, që as vendos dot gjë dhe as ka në dorë të bëjë mirë. Zoti Gogu tha këshillim me prindër. A bëri ky konsultim për Open Ballkan? Doli 60% dhe pastaj e mbylli.

Tani sikur prindërit të thonë ta mbyllim, këtu them që futemi në thelbin e problemit. Ta lëmë një provicional si Rama. A është zgjidhje mbyllja e Tik Tok? Këtu fillon problemi.

Në vitin 2012, nga Amnesty International, Facebook u akuzua në Myanmar si fajtor kryesor i pastrimit etnik të 800 mijë myslimaneve. Me nxitjen e urrejtjes raciale që ka bërë ka ndodhur kjo tragjedi. Do kishte mbyllur bota Facebook me kohë. Po të shohësh çfarë ka ndodhur me Youtube, në kohën e Bolsonaros, u bë platforma e gjithë anti-vax, të mbyllej Youtube? Kur Facebook u pyet bëri autokritikë dhe filloi të korrigjojë algorithmat e veta. Vetëm diktatorët e imagjinojnë zgjidhjen me mbyllje. Dhet të pranojmë, se jemi pjesë e këtij revolucioni dixhital dhe si duhet të sillemi ndaj saj.

Cfarë qasje duhet të marrim për të neutralizuar të këqija dhe për të pranuar të mirat? U shtyp shtypshkronja, janë vrarë njerëz se shpërndanin ide. Nuk zgjidhet me mbyllje, vetëm Erdogan shkon në atë. Shoqëria duhet të flasë në mënyrë racionale.

Një qeveri që thotë do të bëj fushatë me prindërit dhe nuk ka marrë masat përpara me Tik Tok si të bëjë akte rregullatore, për ta kontrolluar këtë gjë, kjo është skandaloze.

Edi Rama mos e bëjë fushatën me Noizyn, që glorifikon dhunën. Ka shembuj më modestë, sesa të shkojmë te mbyllja.

Cfarë duhet bërë me rrjetet sociale, që po ndikojnë për keq te disa grupmosha, është debat që duhet bërë në shoqëri”, tha Bushati.

Zjarr Tv Ad