“Ça të drejte kërkon ti, je gjallë!”, Arlind Qori reagon pas deklaratës së avokatit të Rrajave: Triumf i gangsterëve dhe padronëve të tyre politikë

0
100
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas lehtësimit të akuzës nga prokuroria për fisin Rraja ndaj dhunës së ushtruar për guroren në Borizanë ndaj fisit Maja, më 6 korrik, avokati Saimir Vishaj, deklaroi për mediat se dhuna e ushtruar nuk ishte dhunë barbare, siç e cilësojnë.

Duke debatuar me njërin prej të dhunuarve, Jashar Maja, që u shpreh se dhe kushëriri i tij mund të kishin vdekur nga dhuna barbare e ushtruar ndaj tyre, Vishaj tha se nuk është viktimë siç pretendon, por kërkon vetëm të marrë dëmshpërblim dhe në fund iu drejtua:

Për këtë ngjarje ka reaguar sot edhe Arlind Qori, kryetar i “Lëvizja Bashkë”. Ai thotë se në Shqipëri po përhapet me të shpejtë një ide sa e rrezikshme, aq edhe disfatiste, e përmbledhur “për bukuri” nga avokati i farefisit të ish-deputetit të Partisë Socialiste Rrahman Raja: “Po të donin të të vrisnin, do ta kishin bërë.”

Reagimi i Qorit:

Në Shqipëri po përhapet me të shpejtë një ide sa e rrezikshme, aq edhe disfatiste, e përmbledhur “për bukuri” nga avokati i farefisit të ish-deputetit të Partisë Socialiste Rrahman Raja: “Po të donin të të vrisnin, do ta kishin bërë.” Domethënë, përpara gangsterëve ti si qytetar je komplet i pafuqishëm, shteti është me brekë nëpër këmbë, në mos bashkëpunëtor i tyre. Ndaj jetën e ke falë mëshirës së tyre. Madje fakti që s’të kanë vrarë akoma, të bën me faj ty si viktimë potenciale. “Hë pse s’të kanë vrarë akoma?! Pse nuk u ka lindur dëshira të të heqin qafe?! Mbase sepse nën rrogoz u shërben atyre?!”

Kjo është logjika perverse që shënon triumfin e gangsterëve dhe padronëve të tyre politikë. Ty, viktimë e sotme ose e nesërme e drurit të tyre, duhet të të vijë turp që jeton akoma.

Zjarr Tv Ad