Cakaj: Zhvishen nga privilegjet konsujt e nderit, jo më targa diplomatike

0
37
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj në një komunikim me mediat ditën e sotme, lajmëroi kufizime lidhur me personat që mbajnë titullin e konsullit të nderit.

Kështu ai bëri me dije se do t’iu hiqen targat diplomatike ‘CD’, me anë të së cilave këta konsuj, i shpëtonin kontrollit të policisë.

Cakaj deklaroi se janë 38 konsuj nderi që operojnë në targa diplomatike, për të cilët tha se janë biznesmenë shqiptarë, afaristë të ndryshëm, pronarë mediash, analistë politik që janë ngarkuar në Shqipëri, dhe qarkullojnë me privilegje të caktuara diplomatike.

Ministri shtoi se në bashkëpunim me ministrinë e Brendshme, do të merren masa që këto targa të dalin nga funksioni.

Po ashtu bëri me dije se targat e tyre do të kenë një shenjë ovale dalluese.

“Jemi në një proces reformimi të pasaportës diplomatike. Të gjithë ata që preken nga vendimi i sotëm duhet të nisini dorëzimin e pasaportave diplomatike. Kjo iniciativë do të detajohet në vazhdimësi”, u shpreh Cakaj.

Ndër të tjera ai paralajmëroi fuqizimin e pasaportës diplomatike

Zjarr Tv Ad