Çapja pyet: A ka një Taulant përgjimesh… në PS po bëjnë apelin?!

0
80
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Basir Çollaku
Ardian Çapja thotë në gjyq, se në përgjimet e dosjes, dosje e marrë me avokatin e vrarë Ravik Gurraj, dilte politikani i lartë Taulant…

A dinë gjë në PS kush është Taulanti politikani i lartë i tyre në Elbasan

Në atë periudhë drejtuesi Taulant Balla ka qene nr. 2 i Partisë Socialiste.
A është Taulanti i përgjimeve të dosjes, Taulanti nr. 2 i Partise Socialiste?!

Madje Çapja pohon në dëshminë e tij, se Taulanti e kish telefonuar edhe atë për t’i ofruar ndihmë.

Emrat janë nëpër dosje. Prokurorë dhe gjyqtarë kane kryer veprime dhe mosveprime. Vettingu ka shpërblyer, ndëshkuar, kursyer dhe bujaruar sipas porosisë së partisë.

Prokurorë, drejtues policie dhe Gjyqtarë të përfshirë në venfime asgjësimi duhet të hetohen! Nëse duart e tyre kanë fshehur dhe mbuluar.
Ka dhe një Taulant tjetër që i ngjan këtij të kallzuar nga Çapja në sallën e gjyqit sërish në përgjime

Emiljano Nuhu, oficeri infiltruar në disa operacione të Krimeve të Rënda denoncomte një tjetër Taulant, politikan të lartë të PS. Nuhu kallëzoi publikisht Taulant Ballën si i pranishëm.ne Fushe-Krujë kur i vunë Rrajat koburen në kokë në zyrën e tij.

Më pas ai ka deklaruar se njeriu Taulant, kishte telefonatë me persona të botës së paligjshmërisë. Këto kanë qenë përgjime paraprake, ku një Taulant fliste me këto personazhe dhe i kërkohej të hiqte qafe policët e bezdisshëm të cilët nuk po linin bandën rehat. Në të kundërt Ata thonin njeriut Taulant të kthente pas 3 milionë eurot e investuara për të fituar zgjedhjet..

Më pas njeriu i përgjimeve Taulant reagoi me veprime permbushëse. Natyrisht ne Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, dikush u kujdes për të rehatuat përgjimet e njeriut Taulant, me njerëzit rrugës…

Mbase në PS janë duke bërë apelin se ciki Taulant paska qenë në Elbasan dërguar nga partia. Se në 22 prill në zgjedhjet e 2022 dihet se Taulant Balla kryesonte ekipin e punës në Elbassn ku dhe ndodhi përplasja me armë me mbështetës të PD, me oasojë një humbje jete dhe plagosje.

Amerikanët e dinë se njerëzit Edvin, Damian, Arben, Taulant, Beqje, Agaçi, Veliaj, Subash, Sako, Dako, Tahir, Fatmir, janë njerëz politikë përgjimesh, për vepra të rënda penale. Por, por, pak SPAK na mungon, për ti shkuar në fund ndonjë përgjimi…

Zjarr Tv Ad