Çdo siguracion për makinën tuaj tashmë edhe ONLINE/ Përse të presësh në rradhë e të paguash më shumë?

0
62
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pandemia i dha hov tregtisë online. Frika nga kontaktet me njerëz të tjerë dhe infektimet bëri që shumë qytetarë, edhe falë përdorimit masiv të internetit, të porosisni përmes celularit ose laptopit çdo produkt që u nevojitej.

Trendi po vijon edhe ditët e sotme, ku shitjet dhe blerjet online vijojnë të jenë në rritje konstanta.

Larg këtij trendi nuk mund të qëndronin as kompanitë e sigurimeve. SIGAL UNIQA Group Austria, Kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipëri dhe rajon, ishte ndër të parat që ofruan shërbimin e blerjeve online, i cili vijon të rritet me ritme shumë të shpejta.

Ndërsa sot ky shërbim është lehtësuar akoma më shumë, ndërsa produktet që mund të blihen edhe ONLINE shtohen ditë pas dite.

Kushdo që do të blejë sigurimin e automjetit ka mundësinë ta bëjë pa qenë nevoja të paraqitet në një zyrë të SIGAL, vetëm me një klikim.

“Hyni në https://sigal.com.al/online/auto dhe blini direkt nga celulari siguracionet e automjetit tuaj. Shpejt, Thjesht dhe Sigurtë.

Gjithashtu, SIGAL UNIQA u ofron mundësinë që, nëse je i siguruar tashmë, të mund të informohesh në kohë rekord se si të veprosh në rast dëmi.

Edhe emigrantët shqiptarë që planifikojnë kalojnë disa ditë pushimi në vendlindje dhe duan të vijnë me automjetet e tyre, mund ta blejnë siguracionin e detyrueshëm “Polica Kufitare”

ONLINE, pa qenë nevoja të presë në rradhë në pikat kufitare, Durrës, Vlorë apo diku tjetër.

SIGURIMET E AUTOMJETIT TPL

Është siguracioni i detyrueshëm i mjetit me targa shqiptare për qarkullim brenda territorit të Republikës së Shqipërisë. Kohëzgjatja e siguracionit është 1 vit.

Mos udhëtoni asnjëherë pa sigurimin TPL pasi jo vetëm mund të gjobiteni mbi 40 mijë lekë nga policia por dëmet mund të jenë aq të mëdha sa mund të mos përballohen gjatë gjithë jetës.

Vlerësojeni si përgjegjësi të madhe sigurimin TPL dhe mos lëvizni kurrë me mjetin tuaj pa e patur një sigurim të tillë.

POLICA KUFITARE

Polica kufitare është një lloj TPL-je që mbulon përgjegjësitë e mjetit me targa të huaja kur ai nuk ka Karton Jeshil ose kur Shqipëria nuk është ndër vendet që kompania e huaj e sigurimit mbulon.

Mos udhëtoni asnjëherë pa siguracion makine sepse rreziku juaj finaciar mund të jetë shumë i madh.

Paketa në fjalë mund të blihet me afat 15-ditor, 45-ditor, 1-mujor, 6-mujor apo 1-vjeçar.

KARTON JESHIL

Është “pasaporta e mjetit” tuaj që mundëson udhëtimin tuaj jashtë shtetit. Mos udhëtoni kurrë pa patur më pare Kartonin Jeshil me vete pasi një dëm i vogël ka kosto të madhe që mund të mos përballohen edhe gjatë gjithë jetës suaj.

SIGURIMI KASKO

A doni të shijoni udhëtimin tuaj, lirinë dhe kënaqësinë që ofron ai pa u shqetësuar nëse gjatë rrugës mund të ndodhë diçka, kur do të ndodhë, sa do të të kushtojë dhe si mund të mbrohesh nga çdo e papritur?

Atëherë duhet të zgjidhni Siguracionin KASKO nga SIGAL UNIQA Group Austria.

Sigurimi KASKO është thelbësor për të ofruar siguri dhe mbrojtje financiare kundër dëmeve që makina juaj mund të pësojë nga risqe të papritura dhe të paparashikuara, duke përfshirë:

– Dëmtimet aksidentale

– Thyerjen e xhamave

– Zjarr, rrufe, eksplozion

– Katastrofat natyrore

– Vjedhjen

– Dëmtimin në parkim nga një mjet tjetër

– Dëmtimin nga aktet keqdashëse

Duke shtuar 20% të vlerës së siguracionit, të gjitha mbulimet e zgjedhura më sipër do të jenë të vlefshme si brenda dhe jashtë territorit të Shqipërisë. Këtu përfshihen vendet anëtare të EU si dhe Kosova, Maqedoni e Veriut, Mal i Zi, Serbi, Turqi, Rusi…

SIGAL UNIQA Group Austria është gjithmonë pranë klientëve të saj, duke paguar dëmet në kohë por edhe duke sjellë vazhdimisht produkte që ua bëjnë jetën më të bukur dhe mbi të gjitha më të sigurt.

Më i fundit është “SIGAL UNIQA AUTOSOS”, Asistenca Rrugore që ju vjen në ndihmë në çdo rrugë të rajonit apo Europës. Ky shërbim vjen për herë të parë në Shqipëri falë bashkëpunimit me “EuropAssistance”, kompania lider në Europë.

Ndërkohë, kushdo që blen pranë SIGAL UNIQA Group Austria siguracionin KASKO me mbulim për jashtë ose siguracionin “Karton Jeshil”, e përfiton falas shërbimin “SIGAL UNIQA AUTOSOS“.

SIGAL UNIQA Group Austria, bashkë me ju, në të mirë dhe në të keqe…

Për çdo pyetje që mund të keni:

E-mail: [email protected]

WhatsApp: 068 60 62 829

Zjarr Tv Ad