Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Grupi i punëmarrësve në kuadrin e fraksionit parlanentar të CDU-së në Parlamentin Gjerman po shikon të zgjerojë listën e profesioneve deficitare, për t`ua lehtësuar refugjatëve shqiptarë qasjen në tregun gjerman të punës.
“Ne duhet të njohim më shumë profesione deficitare që kanë përparësi. Në atë mënyrë, firmat gjermane do të mund t`i punësojnë më lehtë shqiptarët ose kosovarët”, ka thënë shefi i grupit të punëmarrësve në Bundestag, Peter Weis nga CDU,duke folur për gazetën “Rheinische Post”, transmeton zjarr.tv.
Deri më tash, lehtësi qasjeje ka pasur për gjithsej 20 profesione të konsideruara si deficitare, në mesin e tyre edhe profesioni i inxhinierit. Për profesionet e tilla nuk ka nevojë që Agjencia Federale e Punës të shqyrtojë fillimisht nëse ka në dispozicion shtetas gjermanë që do të kishte përparësi.
Nga ana tjetër, Weis ka hedhur poshtë propozimin e SPD-së që njerëzve nga Ballkani Perëndimor t`u ndahen viza pune, nëse ata sigurojnë një kontratë pune me pagë minimale të garantuar. “Ne nuk mund të vendosim rregulla speciale që do të vlenin vetëm për Ballkanin Perëndimor. Ato rregulla pastaj do të duhej të vlenin edhe për të gjithë refugjatët tjerë”, ka thënë Weis.