Çfarë i tha Luizi te dhoma e rrëfimit? Tani zbulon sekretin pas daljes nga BBV

0
190
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjatë spektaklit të së shtunës në “Big Brother VIP”, Tan Brahimi vendosi që të largohej përfundimisht nga shtëpia më e famshme në Shqipëri. Aktori i humorit tha se nuk ndihej rehat aty, pasi të gjithë e kishin mendjen te loja dhe debatet.

Tashmë që nuk është më brenda shtëpisë së BB VIP, Tani ka nisur sërish të jetë aktiv në profilin e tij në “TikTok”, ku numëron shumë fansa.

Së fundmi, aktori i humorit ka bërë një live ku ka përshëndetur të gjithë fansat e tij për mbështetjen që i kanë dhënë. Por jo vetëm kaq, pasi ndjekësit e kanë pyetur edhe rreth eksperiencës në BB VIP.

Një fans e kishte pyetur në lidhje me sekretin që i ka treguar Luiz Ejlli në dhomën e rrëfimit. Në fakt Tani dhe këngëtari e kanë treguar edhe më para, por aktori i humorit iu përgjigj sërish kësaj pyetje.

“Kur filloi me qarë Valbona u ndjeva shumë keq sepse isha midis dy njerëzve që i doja më shumë aty brenda. Ishte Luizi dhe Bona, Bona më kishte mbështetur, më ka bërë ushqimin, hekurosur rrobat. E duke u ndjerë në mes të kësaj gjëje, meqenëse nuk kisha synime në lojë, meqenëse mu prish atmosfera hyra te dhoma e rrëfimit dhe thashë dua të dal. Do dilja por do e mbaja për brenda se pse dola. Erdhi një moment dhe më ngacmon Luizi si shok. Më tha se dua me të nominuar, i thashë mos e bëj se kam kërkuar që të dal vetë. Më tha hajde e të tregoj diçka te dhoma e rrëfimit se vetëm aty mund flisje në privat, aty ka kamera por nuk shfaqen live.

E më tha a e di se pse e bëra këtë me Bonën, e bëra për t’i humbur vëmendjen Bledit se ishte në nominim me Kiarën. Ishte thjesht një gjë që të shpërndaheshin videot e Bonës duke qarë se të Bledit duke mbajtur ligjërata. E kur dolëm nga dhoma e rrëfimit kemi qeshur dhe kam thënë ‘kë do bëjmë me qarë?’’, zbulon Tan Brahimi.

Zjarr Tv Ad