Çfarë ndikoi në humbjen e PD? Deputeti Xhelal Mziu jep arsyet

0
113
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në një intervistë televizive, tha se ishin disa faktorë që çuan në humbjen e thellë të PD në zgjedhjet e 14 Majit, pasi sipas Mziut, presioni ndaj administratës dhe kërcënimet e Ramës në fushatë kundër demokratëve, ndikuan në humbje.

Por sipas deputetit demokrat nuk duhet fajësuar vetëm rilindja për këtë rezultat, pasi fakti që PD u fut e përçarë në garë, ishte vendimtare në disfatën që pësoi.

“Është një rezultat zhgënjyes për demokratët dhe shqiptaret se po kthehemi në monizëm. Nuk është vetëm faji ynë se duke pasur të gjitha pushtetet kjo qeveria këtë herë ka rritur më shumë presionin ndaj administratës. Së dyti, në dallim nga zgjedhjet e tjera ka pasur lëvizje që kanë shkuar në drejtim të fitores së PS; së pari duke futur në skemën e ndihmës ekonomike 20 mijë familje apo duke futur në administratë publike 10 mijë të punësuar dhe ndërkohë janë ca pensione të parakohshme, 12-13 mijë. Nuk dua të fajësoj vetëm rilindjen, futja në këtë garë parashikonte humbje, por jo kaq e thellë sepse PD në këto 2 vite ka shkuar drejt shkërmoqjes. Nuk arritëm të bashkoheshim, kur shkon në garë i copëtuar ndaj pritej ky rezultat”, tha Mziu.

Zjarr Tv Ad