Sali Berisha ka theksuar se brenda dy ditëve do të vendoset për protestën e radhës në Shqipëri kundër qeverisë.
Edhe pse nuk ka përcaktuar një datë, Berisha ka përmendur ardhjen e krerëve të BE në Tiranë, më 6 dhjetor, duke thënë se “Europa do të jetë këtu dhe populli do të japë mesazhin e tij”
“A do t’i hymë vezirit brenda? Ato i di populli. Do të japë mesazh. Brenda dy ditëve do të vendoset. Padiskutim do ketë protestë brenda këtij viti. Këtu zbret Europa. Populli opozitar do të jetë këtu. Nuk ndërpritet më kjo, është betejë për të ardhmen e Shqipërisë. “ tha Berisha.
Tirana do të jetë mikpritëse e samitit të radhës mes gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian. Me 6 dhjetor në kryeqytetin shqiptar, do të zbresin për pjesëmarrje, liderët e shteteve të Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Serbisë, Bosnje e Hercegovinës si dhe vendi nikoqir, Shqipëria.