Çfarë po ndodh me Nismën Thurrje? Shabani bën lëvizjen e rradhës dhe merr vendimin e papritur: Kemi vendosur që..

0
111
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Endri Shabani, kreu i Nismës ‘Thurrje’ në një intervistë televizive bën me dije se nuk do të jetë në rradhët e kandidaturave për kryetar bashkie në Tiranë.

Ai tha se në bazë të sondazheve që kanë realizuar mund të kenë 10 ose 15 këshilltarë në Këshillin bashkiak në Tiranë.

Sipas tij ata kanë zgjedhur beteja të cilat i fitojnë.

“Unë nuk kam ndërmend t’i gënjejë qytetarët e Tiranës. Bëmë disa sondazhe. Në Tiranë mblodhëm rreth 8900 firma që tregojnë një mbështetje të gjerë. Mund të përkthehen në disa mandate në Këshillin bashkiakë. Sondazhet tregojnë se ne mund të kemi deri në 10 ose më shumë këshilltarë në Këshillin Bashkiak të Tiranës, por ne nuk e fitojmë dot këtë garë.

Nuk dua t’i shtojë qytetarëve të Tiranës, një humbje tjetër. Në këtë pikë kemi zgjedhur që të bëjmë ato beteja që i fitojmë. Këshilli bashkiakë duhet të përfaqësojë qytetin dhe në këtë pikë ne do të japim një kontribut”, tha ai.

Zjarr Tv Ad