Çfarë po ndodh me Partinë Demokratike? KAS merr vendimin

0
88
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

KAS nuk ka pranuar të shqyrtojë ankimimet e Partisë Demokratike dhe të grupimit të Alibeajt, duke e rikthyer kërkesën tek Celibashi. KAS thotë se fakti që Celibashi la 48 orë kohë për Lulzim Bashën që të firmoste vetë dokumentet e PD nuk është një vendim përfundimtar, por i ndërmjetëm dhe si i tillë nuk mori vendim.

Ata thonë se fakti që Celibashi i la Lulzim Bashës 48 orë kohë të firmosë vetë dy dokumente që i duheshin të firmosë PD, nuk është një vendim përfundimtar por një vendim i ndërmjetëm dhe si i tillë KAS nuk mori përsipër të përzihej në këtë debat, nëse PD mund të regjistrohet vetëm me firmën e Alibeaj apo duhet edhe firma e Bashës.

Në momentin që KAS nuk ka pranuar të shqyrtojë këtë cështje, topi është sërish në tryezën e Ilirjan Celibashit i cili duhet të thërrasë një mbledhje publike, për të vendosur regjistrimin apo jo të grupimit të Alibeajt, pa ose me firmën e Lulzim Bashës, duke rrezikuar që grupimi i Alibeajt të mos futet në zgjedhjet e 14 majit.

Deri më tani Basha dhe PD zyrtare kanë thënë se nuk do të firmosë, duke argumentuar se është dorëhequr dhe nuk është më kryetar i PD-së, por ndërkohë Celibashi ka vijuar të jetë këmbëngulës dhe i qartë se ai nuk mund të regjistrojë PD nëse Basha nuk firmos dhe nuk merr përsipër të bëjë një deklaratë përgjegjësie si kryetar i PD, pasi si i tillë rezulton në gykatën e Tiranës.

Zjarr Tv Ad