Cikli menstrual, sëmundje apo mjet për rritjen e produktivitetit?

0
31
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Irena Beqiraj

Cikli menstrual, sëmundje apo mjet për rritjen e produktivitetit?

Dje në darkë dëgjova Erjon Bracen i cili me të njëjtin pasion e pathos që ligjeron për fermerët kërkonte që t’ju jepej leje e paguar grave gjatë ciklit mestrual .

Në fillim qesha . Pse të gënjej nuk munguam as romuzet me mikesha socialiste , por keto rreshta jane nje trajtim pak më shkencor i këtij propozimi. Edhe kjo jo për shkak të rëndesisë.qe ky propozim ka për politikat e shëndetit të gruas, sepse është thjesht pa asnjë vlerë, por sepse sipas studimeve eksplorimi i produktivitetit në punë përmes një paradigme femërore është konsideruar çelësi i avantazhin që gratë rreken të krijojnë cdo ditë në këtë botë maskikiste .

Jane te shumte ekspertet qe flasin per kete gje do te vecoja Dr Kecia Gaither, Drejtore e Shërbimeve Perinatale në NYC Health + Hospitals/Lincoln, apo Dr Alisa Vitti eksperte për shëndetin menstrual të grave, e cila në librin e saj “Women Code” zhvillon një koncept të quajtur “sinkronizimi i ciklit”. Ideja që ajo paraqet bazohet në 4 fazat hormonale të cilat mund të perdoren nga gratë si udhërrëfyes për nisjen, ekzekutimin dhe përfundimin e projekteve të të gjitha llojeve. Çdo fazë e ciklit ju ofron grave një fuqi mahnitse edhe është mirë ti njohin me shume se deputetet burra , deputetet gra për të rritur produktivitetin e tyre .

Faza 1: Faza folikulare (ditët 6- 14 ) – e quajtur ndryshe faza e kreativitetit. Gjatë kësaj periudhe gratë kanë energjinë krijuese më tëmadhe . Hormonet janë në një pikë të ulët ndërkohe që në trupin e gruas rritet estrogjeni. Ky është një momenti për menaxhim edhe organizim ekselent .

Faza 2: Faza ovuluese (ditët 15 – 17 ) – Faza e Komunikimit te shkëlqyer . Në keto dite komunikimi dhe bashkëpunimi janë në maksimum , pasi rriten aftësitë verbale te grave. Kjo është një kohë e mirë pë to per të zhvilluar biseda të rëndësishme.

Faza 3: Faza Luteale (ditet 18-28) – Faza e Fuqisë. Gratë gjatë kesaj faze janë më të orientuara drejt përfundimin të projekteve , përqendrohen lehtësisht edhe u kushtoshtojnë vëmendje detajeve.

Faza 4: Faza e menstruacioneve (ditet 1-5 ) – është faza më Intuitive dhe e reflektimit, sepse sidomos gjatë kësaj faze hemisfera e djathtë dhe e majtë e trurit të një gruaje komunikojnë shumë më fuqishëm. Pikërisht gjatë ciklit gratë janë gjendje të përdorin arsyetimin analitik dhe intuitiv, të reflektojnë mbi mardhëniet me kolegët , për projektet , suksesin apo karrieren .

E pra , e paramendoni dot qe 80% e qeverisë të mos jetë në punë gjatë fazës më të rëndesishme te vendimarrjes asaj të reflektimit ? A mund të jenë ato më produktive edhe më strategjike pa përdorur maksimslisht aftësitë e tyre intuitive të cilat shfaqen më së shumti gjatë ciklit ? Kjo pyetje vlen edhe për një grua drejtoreshë apo shefe sektori ?

Pra burrat e partise socialiste , me gjithe ndjeshmerine e tejskajshme qe kane per burreneshat gra ,ciklin e tyre nuk duhet asasi ta konsiderojnë sëmundje por e kunderta është e vërtetë njohja edhe sinkronizimi i tij mund përdoret si një mjet i fuqishëm për rritjen e produktivitetit te tyre .

Zjarr Tv Ad