Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton ka falenderuar kryeministrin Edi Rama dhe popullin shqiptar për mikpritjen e tij në Tiranë.
Ai është shprehur përmes Twitter-it se vizita në Shqipëri do të jetë një mbrëmje të cilën nuk do ta harrojë kurrë.
Clinton tha se e ka patur për nder të bashkëpunojë me kryeministrin Rama për forcimin e miqësisë mes Shqipërisë dhe SHBA dhe për të ndërtuar një botë më të mirë.
“Faleminderit nga zemra Kryeministrit Edi Rama dhe popullit të Shqipërisë për një mbrëmje që nuk do ta harroj kurrë. Ka qenë nderi im që punoj me ju për kaq shumë vite për të forcuar lidhjet e miqësisë midis vendeve tona dhe për të ndërtuar një botë më të mirë për të gjithë’’, shkroi Clinton.