Vrasja e grave është një fenomen shqetësues në Shqipëri, ku brenda pak muajve janë vrarë disa gra, nga bashkëshortët apo burra të tjerë.
Vetëm dy ditë më parë një vrasje makabër ndodhi në Elbasan ku Alma Qevani u vra me sëpatë nga kunati i saj, Tefik Tashi. Lidhur me këtën gjarje të rëndë ka reaguar edhe Turjan Hyska i cili përmes një postimi në “Facebook”, i ka bërë “thirrje ironike” burrave për “vrasje ndaj grave”.
“Hajde mblidhemi të gjithë burrat dhe vendosim njëherë e mirë t’i vrasim gratë! Boll e zgjatëm me veprime të pakoordinuara. Dikush me sopatë, dikush me thikë, dikush me pistoletë, dikush me fjalë… Hajde bëhuni burra, o burra! T’i zhdukim!!”, shkruan ai në mënyrë ironike.
Ngjarja e rëndë ndodhi të mërkurën në fshatin Kusarth, ku 44-vjeçarja u godit për vdekje nga kunati Tefik Tashi, 58 vjeç. Viktima është 44-vjeçarja Alma Qevani, motra e bashkëshortes së Tefik Tashit. Në dkelaratën e tij në Polici Tashi tha se e vrau 44-vjeçaren pasi ajo e ofendonte në sy të njerëzve duke i thënë fjalën “je impotent”.