Nëse çështja e Presidentit thellon ndarjen demokratëve, për politologun Ilir Kalemaj, nuk qëndron duke thënë se opozita është ndarë në tre pjesë.
Sipas tij, si majtas dhe djathtas emri që nuk mund të kontestohet për postin e Presidentit të ri është intelektuali Visar Zhiti.
“Në këtë kakofoni zërash kemi çështjen e parë, që është testi i parë pas 6 marsit, ku pritet që opozita të dalë me vendim të dakordësuar. Jo vetëm që nuk u arrit në qëndrim të unifikuar për incneratorët, por edhe te Rithemelimi pati tre qëndrime të ndryshme. Në propozimet e grupit Alibeaj, u tha se nuk duhet të jetë bashkëpunëtor i sigurimit, i papërlyer, të mos jetë pjesë e politikës në 5 vitet e fundit.
Salianji dhe Boçi refuzuan të ishin pjesë e mbledhjes së grupit. Visar Zhiti dhe Neritan Ceka, dy persona që kanë një profil të djathë politik. Zhiti ka vuajtur në burgjet e komunizmit, ka qenë pjesë e kabinetit Berisha për pak kohë. Është një figurë i cili nuk mund të kontestohet as majtas dhe as djathtas, por se sa i përgatitur është si jurist dhe ekonomist, mbetet për t’u parë, pasi duhet një formim i caktuar. Ceka vjen nga një profil i lartë politik, por mendoj se Rama nuk do e mbështeste. Grupi i Rithemelimit e quam çdo propozim të opozitës tradhti se do të ulet vetë në tryezë me Ramën”, tha Kalemaj.