Damian Gjiknuri flet për shkarkimin: Nuk ndihem i braktisur nga Rama, jam mësuar të lëviz në pozicione të ndryshme…

0
45
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Politikani socialist Damian Gjiknuri ka folur paraditen e kësaj të premteje për shkarkimin nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Socialiste. Ai ka treguar se të gjithë sekretariateve u është kërkuar dorëheqja dhe ata e kanë dhënë atë.

Duke folur krah pasuesit të tij Blendi Klosi, deputeti socialist tha se partia ka hyrë në një proces analize.

“Partia ka filluar një proces analize pas këtij rezultati dhe gjithë sekretariati i partisë, ofroi dorëheqjen, ju kërkua dorëheqja me nevojën e riorganizimit të PS. Gjithmonë në funksion të reflektimit të rezultatit. Pse? Sepse ne në shtator do hyjmë në një proces zgjedhjesh të organizatave të partisë. Ekipi i ri do e ndjekë këtë proces”, tha Gjiknuri.

Më tej, i pyetur nga gazetarët nëse ndihej i braktisur apo i mënjanuar nga Edi Rama, pas vendimit për ta shkarkuar, Damian Gjiknuri pohoi të kundërtën. Ai tha se ka 20 vite që e njeh Edi Ramën dhe kanë një marrëdhënie të qëndrueshme në Partinë Socialiste.

“Nuk ndjej asnjë lloj braktisje. Kemi një marrëdhënie të qëndrueshme me kryetarin e partisë, prej 20 vitesh. Unë e respektoj vendimin e tij dhe e mbështes lidershipin e tij”, vijoi deputeti socialist. “Unë jam mësuar të lëviz në pozicione të ndryshme.”

Zjarr Tv Ad