Damjan Gjiknuri flet për skenarët nëse dështon shtyrja e vetingut

0
36
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së Damian Gjikunuri lë të hapur mundësinë që vetingu gjyqësorit të vazhdojë nga KLGJ dhe KLP nëse nuk ka konsensus nga PD për zgjatjen e afateve të Komisioneve aktuale. Sa i takon, vetingut të politikanëve, Gjiknuri deklaroi se ky proces kryhet sot nga ILDKP dhe Dekriminalizimi dhe nuk ndodh në asnjë vend të botës që vetingu i politikanëve të bëhet nga gjyqësori.

Partia Socialiste e la të hapur mundësinë që vetingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve, të bëjë Këshilli i Lartë i Gjyqësorit dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë, në rast se Partia Demokratike nuk jep votat për zgjatjen e mandatit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Komisionerit publik.

Mesazhin e dha Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, një ditë pasi opozita bojkotoi mbledhjen e këshillit të legjislacionit, ku u diskutua nisma për zgjatjen e mandatit të organeve të vetingut.

Numri dy i PS-së foli edhe për kërkesën e opozitës për vetingun në politikë, duke thënë se gjyqësori nuk mund të beje vlerësimin e figurës së politikanëve, ashtu siç kërkon Partia Demokratike.

Gjiknuri, i cili do të jetë sërish bashkëkryetar i Komisionit të Reformës Zgjedhore, i bëri ftesë opozitës të nisin punën sa më parë, për të adresuar çështjen e lëna pezull nga reforma elektorale.

Zjarr Tv Ad