Dash Shehi zbardh prapaskenat: Çfarë kërkoi Basha që të futej në koalicionin tonë!

0
672
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i LZHK-së Dashamir Shehi i ftuar në emisionin Shqip nga Dritan Hila në DritareTV foli për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, teksa forca e tij është regjistruar në koalicion me partinë “Djathtas 1912” të deputetit Enkelejd Alibeaj. Shehi tregon se përse Lulzim Basha nuk u bashkua me koalicionin dhe kërkesat që kishte ai.

Dritan Hila: Po Lulzim Basha pse nuk erdhi me ju?

Dash Shehi: Sepse Basha kishte pretendime. Donte ta drejtonte ai koalicionin, sepse sipas tij, ata janë grup më i madh, më të organizuar.

Unë nuk kam qenë kundër. Do ta kisha kapërditë edhe këtë për hir të një bashkimi. Por një lloj grotesku brenda qëndrimit të Bashës e ka.

Po çfarë pretendon Basha? Ka bërë një parti dhe ka vënë një djalë shumë të mirë në krye. E drejta e vet.

Po si po hyn ai në zgjedhje, që ka pretendime që është kryetari i PD-së dhe që do luftojë për vulën deri në Strasburg, që thotë se te partia e re nuk është ai kryetar dhe koalicionin tonë do ta drejtonte djali që vuri ai, por që nuk e njeh kurrkush. Ky është absurd i madh.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Zjarr Tv Ad