“Dash Sula është një nga çunat më kavalierë”, Korreshi: Lul Basha s’fuste dorën në xhep, s’ka nxjerrë as 2 mijë lekë

0
174
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti demokrat, Saimir Korreshi përgjatë këtij 4-vjeçari në Kuvendin e Shqipërisë ka spikatur me humorin e tij dhe problemet që ngreh në Foltore duke i thënë “copë” ashtu si dhe janë. Së fundmi ka qenë i ftuar në podcastin “Flak Fare”, ku dhe përpos situatës politike në vend, është pyetur edhe për kolegët e tij demokratë.

Një nga pyetjet që demokratit i është bërë ka qenë një kuriozitet se “kush nga politikanët është më kavalier?”.

Sipas, deputetit Dashnor Sula zë vendin e parë, ndërkohë që jashtë listës qëndron Lulzim Basha për të cilin Korreshi ka rezervat e veta.

Duke theksuar se mendimi i tij nuk është aspak politik, ai tha se ish-kreu i Partisë Demokratike gjatë kohës që shoqërohej me demokratët asnjëherë “nuk e ka futur dorën në xhep”.

“Di të them që unë kam njohur shumë çuna kavalierë. Dash Sula është shumë kavalier, Dashi është një nga çunat më kavalierë. Të gjithë demokratët janë kavalierë.

Realisht ne i mbajmë sofrat shtruar, me ato pak që kemi, po sofrat tona…Dash Sula është një mik i mirë, kavalier. Po të gjithë demokratët janë, hiq Lul Bashën të gjithë janë kavalierë. Fare, kurrë të fusë dorën ën xhep. Edhe byrekun kur e bleu atë ditë ia pagoi shoferi. Unë se kam parë të mbajë portofol e të nxjerrë një 2 mijë leksh”, tha Sula.

Zjarr Tv Ad