Debati për Fredi Belerin, Vangjel Dule largohet nga emisioni pas “përplasjes” me gazetaren: Nuk qëndroj asnjë moment më tepër nëse…

0
490
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, është larguar nga studio e emisionit “Open” në News 24, ku ishte i ftuar.

Largimi i tij ka ardhur pas një përplasjeje me gazetaren Klodiana Lala, në lidhje me arrestimin e Fredi Belerit.

Pjesë nga diskutimi:

Lala: Prokuroria thotë pasi janë dorëzuar paratë është bërë arrestimi. Nëse do ishte për mua nuk Fredi Beleri nuk do të duhej të ishte kandidat

Dule: Nuk do qëndroj asnjë moment më tepër ënse nuk më lejoni të flas, nuk jam këtu për dekor.

Dule: Dëgjoj mendime se dikush nuk duhej të kandidonte se ka dyshime. Të gjithë mund të kenë dyshime për të gjithë.

Lala: Ka qenë i pandehur zoti Dule

Dule: Faleminderit shumë, vijoni, bisedë të mbarë

Eni Vasili: Nuk i ka hije një politikani si ju

Zjarr Tv Ad