Deklarata e fortë e ambientalistit: Do largohem nga Tirana, është e pabanueshme

0
302
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ambientalisti Sazan Guri tha në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania se e ka menduar të largohet nga Tirana.

Ai tha se Tirana është bërë e pabanueshme, pasi raporti i betonit me gjelbërimin është përmbysur totalisht.

“Kam menduar të largohem nga Tirana, se Tirana është e pabanueshme. Tiranë është një fshat i madh i çorganizuar.

Djali im mori shtëpi në kat të 5 dhe nuk kishte pallat përball. Sa e blemë dhe e rregulluam shtëpinë, u ndërtua pallati 3 metra larg. Si ka mundësi që nuk ka projekt vizionar që njeriu ka nevojë të shikojë hapësirë 100 metra larg”,-tha Sazan Guri.

Zjarr Tv Ad