Sali Berisha bëri sot një denoncim shumë të fortë. Ai tha se baxhanaku dhe vajza e gruas së kryeministrit Edi Rama marrin pjesë në tendera, gjë që sipas tij ligji e ndalon rreptësishtë dhe gjithashtu i kanë bërë presion drejtësisë për ta arrestuar.
“Vetëm tenderat e baxhanakut të Edi Ramës, një Fangu, janë me dhjetëra, në mos qindra deri më tani. Pas Fangut, Olsi Rama, i vëllai i kryeministrit, ortaku i Amant Josifit, qëndron mburoja e vjedhjes 2.2 miliard eurove të qytetarëve europianë.
Për dijeni, Amanti e ka mamanë drejtoreshë për shërbimin civil dhe nuk guxon ta prekë kush se ka mbështetjen e ortak-Olsit. Olsi është njeriu që mori përsipër të zhvillojë Spitallën me një kompani kineze, që doli të ishte kompani që merrej me menaxhimin e azileve.
Nuk mbetet mbrapa thjeshtra. Unë e di se zonja Rama tërbohet dhe humbet kontrollin dhe kap prokurorët si guvernatorja se pse nuk arrestojnë Sali Berishën. Problemi i thjeshtrës është se vrapon pas tenderave në mënyrë të paligjshme.
Nuk ka pse shtrin duart familja Rama. Asnjë pjesëtar i familjes nuk mund të marrë pjesë në prokurime, direkt apo indirekt. Asnjë prej tyre nuk mund të përfitojë nga koncesionet. Megjithatë, këta do përgjigjen para ligjit një ditë” tha ai.