Deklarata e Presidentit Bajram Begaj për ‘Open Balkan’, Meta bën simbolin e shqiponjës me duar: Edi Rama, ogiçi i Vuçiçit

0
85
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar deklaratën e Presidentit Bajram Begaj për Open Balkan

Meta tha se Presidenti i ri, “është i pavarur dhe i përgjegjshëm për cdo qëndrim që bën”.

“Unë e përfundova mandatin tim në Presidencë duke bërë simbolin më të dashur për mua e shqiptarët e ndershëm e patriotë dhe në datën 25 kemi nisur një rrugë të re bashkë me shqiponjën tonë e ngjyrat e flamurit komëbtar, kjo betejë do i interesojë dhe forcimit të shtetësisë së Kosovës e pozitës së saj ndërkokombëtare.

Nuk më duket etike të komentoj qëndrimet e Presidentit të ri, ai është i pavarur dhe i përgjegjshëm për cdo qëndrim që bën.

Lidhur me iniciativën e Vucic dhe ogiçit të tij Rama të Balkanit të Hapur që ka ndërruar tre emra deri tani, qëndirmi im ka qenë më i përmbajtur , por e dini cili është qëndrimi i presidentit të Malit të Zi që është ndër polikanët më të përgjegjshëm e përvojë në këtë rajon e njeh më mirë se kushdo fqinjin e vet verior dhe grabitqar të pandrysheshëm, e dini që dhe presidenti i Maqedonisë ka pasur e ka shprehur rezervat e tij.

Kjo është iniciativë që syunon të minojë perseptivën evrlopiane të rajonit tonë”, tha Meta.

Zjarr Tv Ad