Të dashur qytetarë,
“Hajdutët e Fatkeqësisë” nuk kursejnë as vjedhjen e spitaleve dhe qendrave shëndetësore. Një vit pas tërmetit, nuk ka asnjë shenjë të spitalit, rindërtimi i tëcilit duhet të kishte përfunduar në qershor.
Tërmeti i një viti më parë la gjurmët e veta tëshkatërrimit në qytetin e Laçit. Prej atëherë, asgjë e mirë nuk ka ndodhur për qytetarët. Ata vazhdojnë tëenden shtëpive me qira, banesat e tyre nuk janëndërtuar dhe “Hajdutët e Fatkeqësisë” vijojnë tëmashtrojnë. Sipas gjasave, godinat nuk kanë shans tëndërtohen edhe për 2 vjet të tjera.
Ajo që i vë vulën dështimit të qeverisë me procesin e rindërtimit është spitali i Laçit. Sipas premtimit të Edi Ramës një vit më parë, spitali sot duhet të ishte nëpunë. Por në të vërtetë, realiteti nga premtimet mashtruese të kryeministrit në ikje është shumëndryshe.
Në vend të spitalit, këtu ka një grumbull inertesh. 50 mijë banorë të zonës së Kurbinit dhe përrreth, degdisen në Lezhë, sepse hallet e njerëzve nuk janë në axhendëne “Hajdutëve të Fatkeqësisë”.