Del dokumenti/ Basha shkarkon një tjetër zyrtar, zbulohet emri

0
223
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i shkarkuar Lulzim Basha ka nisur hakmarrjen ndaj atyre që kanë dalë në mbështetje të ish kryeministrit Sali Berisha.

Basha ka konsumuar aktin e radhës të paligjshmërisë, duke sajuar një urdhër shkarkimi për Sekretarin e degës 7 në Tiranë, Shpëtim Qordja, i cili mban datën 11 dhjetor 2021, ditë kur zhvillonte punimet Kuvendi Kombëtar i rreth 5 mijë delegatëve.

Kujtojmë që dega 7 ishte ndër të parat që iu bashkua nismës për të deklaruar emrat e firmëtarëve për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të 11 dhjetorit.

Lulzim Basha u shkarkua me 4446 votat e delegatëve të Kuvendit Kombëtar në datën 11 dhjetor dhe që prej asaj dite është ngritur Komisioni i Rithemelimit me 29 anëtarë të cilët do të drejtojnë Partinë Demokratike deri në zgjedhjet e reja.

Zjarr Tv Ad