Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka ka reaguar një ditë pasi kryeministri Edi Rama ka “dënuar” me tre muaj riedukim gazetarin Klevi Muka, pasi nuk i pëlqeu pyetja që i drejtoi gjatë konferencës për mediat.
Deputetja Açka thekson se Edi Rama dikur ishte njeriu që është rrahur për fjalën e lirë, ndërkohë që sot sipas aj është kthyer në harbutin e mediave.
Shkrimtarja thekson se fjala riedukim është marrë nga diktatura, ndërkohë që shton se duhet hapur një shkollë për të “riedukuar Kryeministrat e Demokraturës”.
“E kush e mendonte se njeriu që dikur është rrahur për fjalën e lirë, të kthehej në harbutin e mediave kur të ishte në pushtet.
Në solidariteit me gazetarët!
Si mund të kalojë nëpër duart e pushtetit të tij për t’u votuar statusi i gazetarit? Do ta kthejë në “Urdhëri i gazetarit”, ose më keq akoma, në “Spaçi i gazetarit”.
Fjala “Riedukim” në demokraci është marrë borxh nga diktatura.
Në fakt na duhet të hapim me ligj një shkollë, atë riedukimit të Kryeministrave të Demokraturës”, thekson Açka.