Gjykata e Posaçme e Krimit të Organizuar dënoi me 9 muaj burg, kryebashkiakun e Kuçovës, Kreshnik Hajdari, i akuzuar për “falsifikim dokumentesh”, e cila do të konvertohet në 150 orë punë komunitare.
Pas vendimit, me anë të një postimi në rrjetet Sociale, Lefter Maliqi është shprehur se kryeministri Rama duhet ta shkarkojë nga detyra Hajdarin në bazë të “ligjit të Dekriminalizimit” dhe sipas tij Kuçova duhet të kalojë në zgjedhje të parakohshme për 45 ditë.
Postimi i plotë i Lefter Maliqit:
Dënohet me 1 vit burg nga Gjykata e Posaçme e Krimit të Organizuar, e konvertuar me 150 orë pune të detyruar, duke e shpallur fajtor Hajdarin, ‘pengun’ e ish fatorinos Salillari.
Kryeministri duhet ta shkarkojë në bazë të “Ligjit të Dekriminalizimit” dhe Kuçova të kalojë për 45 ditë në zgjedhje të parakohëshme. Hajdari do merret i pandehur edhe për 6 kallëzime të tjera; për korrupsion, abuzime me detyrën, falsifikim etj. Celibashi duhet të marrë vendim menjëherë për shkarkimin e tij, pas ketij dënimi, pasi u urdhërua edhe nga “KAS” dhe të njoftojë Presidentin e Republikës për shpalljen e datës së zgjedhjeve.
Hajdari i cili iku me vrap pas denimit, pasi ju shmang kamerave dhe mediave, sepse siç dihet është i paaftë dhe të jap doreheqjen vet pa pritur t’a shkarkojnë institucionet.
Beteja ligjore vazhdon, s’ka kthim pas deri në rikthimin e Bashkisë Kuçovë te grabitur më “14 Maj”, tek qytetarët. Kuçova nuk meriton Kryetar të dënuar dhe abuzues me detyrën!
Kuçova duhet të kthehet në “Kantier Ndërtimi”!