Denoncimi i Basir Çollakut: Gledis Nano rikthen në Lezhë shefin e krimeve të dyshuar për trafiqe pa certifikatë sigurie

0
249
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gledis Nano rikthen në Lezhë shefin e krimeve të dyshuar për trafiqe pa certifikatë sigurie. Zgjedhjet vendore kanë kthyer porositë partiake në policinë e shtetit. Duket se socialistët po pergatiten për vjedhjen e rradhës për zgjedhjet vendore, duke rikthyer dhe ushtrinë elektorale policore, të provuar më përpara në fushata. Klajdi Osmani, ose Ankleid Osmani, është një emër në Polici i kthyer nga lirimi për dyshime si i përfshirë në afera të paligjshme trafiqesh, pjesë dhe e denoncimit në raportin e Shërbimit Informativ Shtetëror.

Me propozim të eprorëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë drejtuar nga Vehbi Bushati, drejtori përgjithshëm Gledis Nano, miraton rikthimin në detyrë të Osmanit, ndoshta me kujtesë të zbehur për të shkuarën. Mëkatet e vjetra duket se janë harruar nga parti-policia. Osmani është kthyer në detyrën e shefit të seksionit për hetimin e krimeve kundër personit, pra shef për Krimet e Rënda. Posti që i është besuar sipas detyrimit ligjor, kërkon pajisjen e tij me certifikatë sigurie, pasi gjendet në një zyrë ku informacionit që shkëmbehen për shkak të detyrës, kanë rëndësi të konisderushme sigurie.

Shefi i pasigurtë i sigurisë

Osmani nuk ka certifikatë sigurie ashtu si ligji e detyron. Gjykata ka rrëzuar kërkesën e tij për t’u pajisur me këtë dokument, duke mos pasur në dosje prova bindëse të pastërtisë së tij. Ankleid Osmani në vitin 2018, ka paditur në Gjykatë, Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Drejtorinë e Policisë Vendore Lezhë, për lirimin nga detyra dhe pajisjen me certifikatë sigurie.

Në vendimin nr. 2449 të datës 25 qershor 2018 të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, ndër të tjera thuhet se: Me urdhrin nr. 5014/1 datë 20 dhjetor 2016 të Drejtorisë së Policisë së Shtetit, Osmani është liruar nga detyra dhe është vënë në dispozicion të Drejtorisë së Policisë së Shtetit. Me urdhrin nr. 6784/1 datë 21/12/2016 të Drejtorisë së Policisë Vendore Lezhë, Ankleid Osmani është liruar nga detyra dhe është vënë në dispozicion të Drejtorisë së Policisë së Shtetit.

Disa muaj më vonë me urdhër nr 264 datë 21/02/2017 të drejtorisë së Policisë së Shtetit Osmani është liruar nga strukturat e Policisë së Shtetit pasi me shkresën nr. 7488, datë 05/12/2016 i është refuzuar pajisja me ‘Certifikatë Sigurie’ nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar.

Një vit kalendarik pas këtyre vendimeve Ankleid Osmani, Klajd Osmani, i ka kërkuar Policisë së Shtetit rikthimin në detyrë dhe aplikim për certifikatë sigurie. Me shkresën nr. 112/2-A datë 28/02/2018 dhe shkresën nr. 112/3 datë 01/03/2018 nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, paditësit i është kthyer përgjigje negative. Në këto rrethana paditësi Osmani i është drejtuar Gjykatës administrative Tiranë, për të rrëzuar vendimet e Drejtorisë së Policisë së Shtetit, për kthim në polici dhe marrje të certifikatës së sigurisë. Gjykata, pasi ka marrë në shqyrtim pretendimet e palëve ndër të tjera shprehet në vendimin e saj se:

Gjykata analizon se këto pretendime nuk kanë lidhje me një nga shkaqet e pavlefshmërisë absolute të aktit administrativ. Thelbi, shprehet më tej gjykata, në vendim për këto pretendime që vijnë në kundërshtim me ligjin material çfarë parashikohet si shkak paligjshmërie absolute të të njëjtit akt administrativ. Gjykata ka konstatuar se pretendimet për paligjshmëri të aktit administrativ nuk mund të ngrihen si shkaqe të pavlefshmërisë absolute të të njëtit akt administrativ. Për më tepër ato duhet të ngrihen brenda afateve ligjore për ngritjen e padisë, me objekt paligjshmërinë e një akti administrativ dhe ky afat ka kaluar për paditësin duke iu referuar datës së nxjerrjes së akteve.

Në përfundim Gjykata ka çmuar se pala e paditur, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, nuk ka kryer shkelje të procedurës ligjore teksa ka liruar Ankleid Osmanin nga Policia e Shtetit ndaj aktet mbeten në fuqi…dhe pretendimi palës paditëse për t’u rikthyer në gjendjen e mëparshme vënien e tij në dispozicion të Policisë së Shtetit, duhet rrëzuar si i pabazuar në ligj. Gjithashtu për kërkesën për pajisje me certifikatë sigurie Gjykata ka vlerësuar se kjo kërkesë nuk mbështetet në asnjë dispozitë ligjore. Nuk ka asnjë dispozitë që të detyrojë palët e paditura për të riaplikuar për certifikatë sigurie CSP në kushtet kur ai është liruar nga policia e shtetit.

Gjykata ka vendosur për padinë e Osmanit:

Rrëzimin e padisë si të pabazuar në ligj

Por, e shkuara sa profesionale, elektorale dhe dyshimet penale për Osmanin nuk kanë munguar.

Akuzuar për çështje trafiku

Në vitin 2016 Osmani ka qenë shefi i krimeve të Komisariatit të policisë së Mirditës, dhe është angazhuar hapur në shtabet elektorale të Partisë Socialiste në Dibër, në ekipin e kandidatit Muharrem Rama, ndonëse angazhimi i efektivëve të policisë në fushata elektorale është i ndaluar me ligj. Partia Demokratike, ka publikuar fotot të tij me ish deputetin Arben Ndoka dënuar në Itali dhe më pas i larguar për shkak të dekriminalizmit. Në materialet e publikuara, raportet e dërguara nga Shërbimi Informativ për Ministrinë e Brendshme, Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave, si dhe Prokurorisë për Krime të Rënda, gjithashtu Kryeministrit Edi Rama, për periudhën 2016-2017, mes 128 emrave oficerësh policie të dyshuar për përfshirje në trafikun e drogës me grupe kriminale, rezulton dhe emri oficerit të policisë Klajdi Osmani.

Në këtë listë kane qenë 128 emra drejtorësh, shefash policie, inspektorë dhe oficerë të dyshuar si të përfshirë në trafikun e drogës. Në këtë listë kanë qenë të përfshirë edhe emrat në kërkim nga Policia e Shtetit, si Jaeld Çela, ish-drejtori i Policisë së Vlorës, dorëzuar e dënuar në çështjen ‘Habilaj’, së bashku me Gjergj Kohilën, shefi i sektorit të krimit të organizuar në Drejtorinë e Policisë Vlorë, dhe Sokol Boden ish-shef i policisë kufitare Dhërmi.

Zjarr Tv Ad