Deputeti demokrat: Beleri, gropa morale e opozitës!

0
43
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një prej deputetëve demokratë, Kreshnik Çollaku, ka folur ashpër për kandidimin nga Berisha-Metaj të Fredi Belerit në Himarë. Sipas tij, kjo është gropë e rëndë morale për opozitën.

“Kemi kundërshtuar në mënyrë të qartë kandidaturën e Belerit nën hijen e opozitës.

E kam konsideruar gropë të thellë morale kandidimin e Belerit nga një pjesë e PD që quhet rëndomtë si Rithemelimi.

Beleri edhe në muajt e para të kandidimit bënte fushatë me flamurin e Vorio Epirit…një organizatë që pretendon territoret shqiptare që nga Vlora e Himara. Është hipokrite që të pranosh një njeri që bën fushatë me flamurin e Vorio Epirit dhe të flasësh nga mëngjesi në darkë për Kosovën.

Himarën ja dorëzon një ushtari të Vorio Epirit; kjo më duket humnerë e madhe morale që miqtë e Rithemelimit kanë detyrim t’u përgjigjen demokratëve. Nuk duhej të ishte pranuar si kandidat edhe nga institucione të tjera të Shqipërisë”, tha Çollaku në një intervistë televizive në Report Tv.

Zjarr Tv Ad