Deputeti demokrat: Jemi bërë qesharakë! Berisha dhe Basha kanë qenë molla e sherrit për ndarjen e demokratëve

0
96
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti demokrat Saimir Korreshi thotë se Lulzim Basha nuk është kryetar i PD, pasi Këshilli Kombëtar i anuloi zgjedhjet.

“E bëre fakt të kryer, a do e certifikojë gjykata apo jo. Përderisa këshilli ka marrë një vendim për anulimin e këtyre zgjedhjeve, ne nuk dimë që të jetë zgjedh ndonjë kryetar. Edhe unë dje bërë atje te lagja ime për kreun e PD, votuan nja 17 mijë lushnjarë, do bëjmë edhe kërkesë për gjykatë”, tha Korreshi në Report Tv.

Duke qenë se Bardhi ka çuar në gjykatë vendimin e Këshillit për anulimin e mbledhjeve, Korreshi thotë se beson se Gjykata s’do e regjistrojë Bashën si kryetar.

“Deputetët kanë kërkuar që demokratët të kenë një proces të unifikuar. Pse grupi deputetëve nuk është as për Berishën as për Bashën kryetarë, se kanë qenë molla e sherrit për ndarjen e demokratëve.

Kanë treguar në këto dy vite sa kanë pasur një sharje të madhe me njëri tjetrin sa e kanë thelluar përçarjen mes demokratëve. Meqë kemi çuar vendimet në gjykatë mendojmë se Basha s’do regjistrohet kryetar, të bëjmë një proces ku marrin pjesë gjithë demokratët”, vijon ai.

Korreshi thotë se janë bërë qesharakë në syrin e demokratëve.

“Jemi bërë qesharakë tek demokratët. Si mund të pranosh një gjë, ju keni parë ndonjë përshëndetje, ta përshëndetëse ndonjë ambasadë. Ti thotë të trashëgohesh, me procese të tilla. Kam unë proces, mbledh 30 veta dhe bëhem kryetar, 16 mijë e shkruan në proces verbal. Kanë ik 41 krerë degësh, si mund të bësh zgjedhje, kur s’ke struktura”, tha Korreshi.

Zjarr Tv Ad