Zgjedhjet e ardhshme, koalicionet, takimet dhe bashkepunimet brenda PD ishte tema e bisedës në ABC Live të gazetares Sibora Bitri me deputetin e PD Luan Baçi. Përsa i përket një ‘bashkimi’ të mundshëm të palëve të ndryshme në PD, sipas deputetit të PD Baçi ‘bashkimi në PD ka më shumë se 1 vit që flitet, PD ka qenë bashkë, por ka qenë në një proces të vrullshëm ndryshimi, të gjithë mediat, analizat bëhen rreth opozitë, është me vlerë, dhe është e rëndësishme për PD, por analizat duhen bërë dhe për korrupsionin e madh qeveritar, për padrejtësinë, papunësinë dhe shpopullimin e vendit’.
Sipas deputetit të PD Baçi ‘opozita në tërësinë e vet, të kryetarit të PD Berisha dhe partive të tjera kanë qenë në një nivel të lartë bisedimesh. Propozimi i Z. Meta si kryetar i Partisë së Lirisë, në të mirë të situatave ku jemi, propozimi i tij për tu lënë kandidatë të lirë PD dhe ata do të kenë kandidatë vetëm për Këshillat Bashkiakë’, ishte një vendim i mirë sipas Z. Baçi.
Deputeti i PD shprehu skepticizmin e tij për takimin Bardhi – Paloka. Sipas tij ‘jam shumë pro takimeve bisedemeve, negocimeve, megjithëse të negociosh para mediave, jemi brenda një familje të madhe politike, të gjithë janë deputetë të PD, të gjithë jemi për të arritur një bashkëpunim për një kandidat të përbashkët’, por sipas tij partia ka institucione.