Deputeti i PD-së: Nuk ka asnjë mundësi që grupi Bardhi të bashkohet me Berishën

0
540
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti demokrat, Bledjon Nallbati ka deklaruar se anëtarët pjesëmarrës në Këshillin Kombëtar ishin vetëm të Partisë Demokratike dhe jo nga grupi i Sali Berishës.

I ftuar në “News Line”, ai ka theksuar se kanë qene të gjithë ata që aktualisht janë anëtarë të Këshillit Kombëtar të rregjistruar në rregjistrin e Partive Politike të shkallës së parë në Tiranë.

“Jo, nuk ka pasur deputetë nga grupi i Berishës, të cilët kanë qene në Këshillin Kombëtar. Siç ju e dini të gjithë deputetët që kanë qene pjesë e strukturës së Rithemelimit janë përjashtuar me vendim të Këshillit Kombëtar. Pra, janë rreth 26, 29 nuk e di se sa, që janë të përjashtuar me vendim të Këshillit dhe nuk janë anëtarë të Këshillit Kombëtar. Atje kanë qene të gjithë ata që aktualisht janë anëtarë të Këshillit Kombëtar të rregjistruar në rregjistrin e Partive Politike të shkallës së parë në Tiranë.

Bardhi nuk ka tentuar herë tjetër ta mbledh Këshillin në dijeninë time. Ka qene thirrja për t’u mbledhur dje në Këshillin Kombëtar. Këtu nuk ka asgjë të fshehtë dhe ne e kemi deklaruar.

Këtu ka patjetër përkrahës të cilët mund të kenë qene përkrahës apo dhe janë përkrahës të Foltores”, u shpreh Nallbati.

Më tej, i pyetur nëse ka gjasa që grupimi në të cilin ai bën pjesë të bashkohet me atë të Berishës, ai tha se jo, pasi parimet e tyre nuk janë të përbashkëta.

“Ne jemi ndarë me Sali Berishën pikërisht për ato parime që po ndajnë sot me Lulzim Bashën dhe me ata që ndjekin Lulzim Bashën. Po të mbani mend kur filloi procesi i rithemelimit, ne i kërkuar Sali Berishës të ndalë grupin e njëanshëm dhe të organizojmë një proces gjithëpërfshirës ku grupe të përbashkëta do të organizonin punën. Kjo nuk u bë, zoti Berisha bëri procesin e vetë dhe ne nuk u bëm pjesë e atij procesi dhe e konsideruam si një proces të njëanshëm dhe e njëjta gjë po ndodh sot. Ne kërkuam në mbledhje që të fillonte një proces riorganizimi të Partisë me grupe pune të ngritura nga kryesia sipas degëve në qarqe. Kjo gjë nuk u pranua dhe u la që do të kishte një proces vetëm për zgjedhjen e kryetarit gjë që për ne ishte një proces që nuk i shërbente PD dhe jemi të bindur që e përçan partinë”, tha Nallbati.

Zjarr Tv Ad