Deputeti i PS pranon paktin Rama-Berisha kundër drejtësisë: E bëjmë për Shqipërinë, edhe Çurçill bashkëpunoi me Stalinin!

0
71
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

I ftuar në “Now me Erla Mëhillin”, deputeti i PS-së, Toni Gogu, ka pranuar bashkëpunimin mes Edi Ramës dhe Sali Berishës “për të bërë Shqipërinë” siç tha ai, por kjo duke ndërhyrë në Reformën në Drejtësi pikërisht kur ajo po trondit të paprekshmit e politikës.

Gogu për të justifikuar këtë pakt me “nongratën” dhe lëvizjen politike që drejton ai, ka marrë si model shembullin e Stalinit dhe të Çurçillit, të cilëve iu desh të bashkëpunonin gjatë Luftës së Dytë Botërore kundër rrezikut të Hitlerit.

“U bënë bashkë demokracia liberale me komunizmin për të mundur nazizmin. Për të bërë Shqipërinë do të bëjmë aleancë me të gjithë. Do luftojmë të gjithë”, u shpreh deputeti Gogu.

Deputeti i PS-së u kundërshtua disa herë nga analisti Ervis Iljazaj, i cili, ndërsa Gogu merrte shembullin mes Stalinit dhe Çurçillit, e pyeti disa herë se kush ishte respektivi në rastin e Berishës dhe të Ramës, mirëpo deputeti socialist nuk iu përgjigj, duke vijuar retorikën e tij dhe këmbëngulur se këtë bashkim me Berishën po e bënin “Për Shqipërinë”.

Zjarr Tv Ad